Mirë Se Vini!

Kush jemi ne?

Blogu “Simetri” është formuar nga një grup i përbërë prej 6 vajzave në kuadër të projektit produksioni multimedial nga Kosovo 2.0 dhe Sbunker. Anita Krasniqi, Besa Mulaj, Hana Arapi, Liri Hashani, Qendresa Trshana dhe Saranda Sadikaj janë vajzat të cilat kanë për qëllim thyerjen e sterotipeve gjinore të krijuara në shoqëri. Synimi kryesor i grupit është vetëdijësimi i shoqërisë rreth qështjes së barazisë gjinore përmes fotografisë, videove, shkrimeve dhe audiove.

Ne deshirojmë të jemi zeri i grave që deri më tani kanë heshtur, një grup që do të luftojmë që të gjitha gratë t’i gëzojnë të drejtat e tyre.