Logjike Patriarkati

Poezi

Per me i evitu karrikat qe munen me m’lan t’vdekun,
edhe une, si Rita, heshti n’vend qe me kallzu qe m’pelqejne qikat e jo djemt.
Per mos me hup mundesine me u punesu n’market
une e qes edhe foton qe kerkohet nCV
“Aplikacionet te cilat nuk permbajne fotografi nuk shqyrtohen fare nga stafi yne”-
kjo ke pergjigjja qe e mora kur deshta me bo t’kunderten.
Tash a ka rensi qysh dokna a cka di me bo?
“Para se me t’marr n’pune, duhet me te testu cka din me bo ma s’miri”-m’thot
t’u e en shikimin neper tan trupin tem si me
kon une naj pikture e vendosun me u shiku per qejfi!
Thu ti qe nuk e ka specifiku vendin e punes n’shpallje.
Po po, une di me bo mire edhe qato qe po t’sillet ty neper kry,
po problemi oshte qe ti s’po ma mush synin!
Per me u siguru qe nuk kane me i shku huq 12 muje pushim lehonie,
ma jep testin e shtatzanise n’vend t’kontrates t’punes!
Nuk e din qe tash, dy prind e marrin pushimin, veq burri kursehet prej testit!
Tash, a ka rensi sa muj jom shtatzane a sa kom praktike pune?!

“Gruja nuk punon oshte amvise”
Kur thote kto harron qe kur t’shkon n’shpi, buken e ka gati,
shtratin e ka gati, fmin i ka rahat, teshat i ka t’lame,
shpin e ka t’fshime…pune gruje qe s’paguhet!
S’ka faj
Logjike patriarkati!

Se veq gruja duhet me u marr me fmit, osht nana e tyne.
E ti qe je baba?
Hala po tutesh po t’ik burrnia me u marr me fmin e tu a?
S’ka faj
Logjike patriarkati!
“Ja ka dhone shefit ajo”
Para se me mi kqyr gjujt a i kom t’kuq, duhesh me dite qe shifren e librave
qe i kom lexu une , ti nuk din me e lexu, ti s’din me e lexu as emrin e
universitetit me t’mire n’bote ne te cilin une jom diplomu.
E nese hala po menon qe qashtu po shkojkan punet per me
u ngrite n’karier, m’vjen keq qe ti paske me i flliq gjujt palidhje.
Po s’ki faj as ti
Logjike patriarkati!
Logjike e lodht qe t’ka lon mbrapa edhe ty,
ndryshe ti ma kishe hjek hijen e te qenit “hyjni”,
se ato pritet me qene t’pagabueshme
E une gaboj, une punoj, une bertas, une marr hise, une flas pa lejen tonde.
Se une jom njeri.

 

Adelina Trshana

Cfarë po ndodh me djemtë tanë?

Tregime

Cfarë po ndodh me djemtë tanë? Flitet shpesh se duke u nisur nga mentaliteti me preferenca gjinore, shumë prindër janë gëzuar kur kanë marrë lajmin se do bëhen me djem. E ndodh shpesh herë që disa prej tyre nga kjo lumturi nuk zgjohen që të përballen me rolin e tyre të prindërimit. Nuk duan, nuk dinë, nuk munden, nuk kanë kohë apo të tjerë faktorë mund të ndikojnë tek formësimi i disa modele djemsh që po i shohim sot. Jo se nuk kanë qenë, por po shtohen edhe më tepër. Prej kohësh mësuesit ankohen se ora e mësimit prishet nga nxënës të caktuar. Këta nxënës në pjesën më të madhe janë djem. Këta djem nuk kanë dëshirë së pari t’i binden rregullave. Të qenurit rebel e konsiderojnë të imituarit të gangsterëve të rrugës, apo figurave negative. Sigurisht janë fëmijë dhe gabojnë, por zbatimi i rregullave është çelësi i zhvillimit të qytetërimeve. Një pjesë e këtyre nxënësve djem, nuk iu pëlqen të veshin uniformat, të mbajnë çantën me libra si dhe të vijnë në orar. Futen në shkollë me duar në xhepa, paketën në dorë dhe krenari boshe. Fëmijës i mësohet që në fëmijëri që pavarësisht se shumë gjëra në jetë nuk mund të jenë në guston tonë, duhet t’i bëjmë konform ligjit. Të nderuar prindër, ashtu siç i mësoni vajzat të jenë të edukuara dhe të sjellshme mesouani dhe djemve, se kultura nuk të shëmton. Me shumë mundësi prindërit mendojnë se duke i lënë në pavarësi djemtë, do të bëhen më të fortë dhe të zotë. Kjo është mëse e gabuar. A mund të jetë zotësi të hidhësh nga kangjëllat e shkollës për të tymosur marjuanë cepave të pallatit?! Sigurisht ka dhe vajza me sjellje devijante, por kurrë nuk krahasohet me numrin e djemve. Hapni e shihni statistikat e burgjeve. Krimet e kryera nga meshkujt kryesisht janë për arëmbajtje pa leje, krim i organizuar, vjedhje, rrëmbime, përdhunime, pedofili, shfrytëzim posti etj. Sipas të dhënave nga raporti i prokurorit të përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,1 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 3,35 % janë të mitur) dhe vetëm 2,9 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Burgjet e grave që siç shihet janë me një numër shumë herë më të ulët se burrat përmbajnë histori dhimbje, vrasje pas vitesh abuzimi nën erën e alkoolit të burrit pjanëc. Mësuesit tundin kokën në shenjë dorëzimi duke konfirmuar që brezat po bëhen më të vështirë. Djemtë që kanë një mesatare të lartë në mësime sa vjen e ulet. Jo pak herë nxënësit djem që mësojnë etiketohen si budallenj, peshkop dhe djem mamaje. Kjo tendencë dikur shihej më shpesh në shkolla të mesme tashme ka nisur edhe në 9- vjeçare. Duket e frikshme po të kalosh pranë një grupi djemsh sepse fjalori do jetë më i zi se llumi dhe më therrës se tehu i shpatës. Shtyjnë njeri tjetrin me lojra dhune duke mbrojtur të vetmin nder, “motren” e tyre. Ata mund të jenë 18 vjeç por edhe 10 apo më të vegjël. Djemtë nuk po gëzojnë më fëmijërinë dhe po humbasin rrugën. Prindërit nga ana tjetër po humbin rolin e tyre dhe modelin për edukim. Prindër të dashur thërrisni djemtë tuaj dhe kërkojini llogari sot se nesër të kthejnë shpinën. Krijojini djemve modele të shëdetshme duke i adresuar në dije. Zhdukeni mendësinë dhe legjendat injorante se djali lahet me një pikë ujë e vajzën e lan veç deti. Po tjetërsohet shoqëria dhe po bajatiset jetesa duke përfytyruar që ata djem që po tymosin tek ajo rrugica, do bëhen nesër baballarë të të tjerë djemve.

Marsi Simo

Behind the Reflection

Proza

My entire life I have seen men who filled the empty chairs. In the society I grew up, and as I have realized not only (-insert-U.S-2016-election-here-) there is always a need for a MAN to take charge; to provide; to be strong physically, mentally, and emotionally; there is always a need for a man to be more than a man, to be some kind of a God, who will be the savior of his parents and the hero of a woman.  Many men lose themselves, or never find their true self, due to the pressure of growing some balls and being man enough. I have never properly understood what “growing some balls” means, maybe because I cannot grow some of my own (literally), or maybe because it doesn’t really make sense. However, I have used it myself as well, and I believed in it, although now that I understand the pressure it causes to those it is used upon, I highly regret it.

 Xhorxhina Bami

”PSE”

Poezi

Pse

Shijoi keto rreze hene

Krejt e vetme pas mesnate

Degjoi qetesi por me te shtena

Nuk ndihem e sigurte por jam e mbushur me ankthe

Pyes veten pyetje qe nuk duhet

Por frika e ben te sajen

P.sh pse rri un e mbyllur ne kto or kur gjumi me shuhet?

Pergjigja shume e thjesht qe menjeher ta jep kahjen

Jam vajze ja pse…

Jam shpirt I pafajshem por qe me bejn me faj

Ndonse e them te verteten prap me bertasin mos genje

Lotet fjale t’pathena, e sipas jush jam fajtore andaj qaj

E as heshtjen nuk doni ta kuptoni

Me falni por ajo flet me shume se fjalet e premtimet qe ju nuk I mbani

A thua valle vec se jam vajze

Duhet te iu nenshtrohemi e urdherohemi

Pse eshte e nevojshme deshira per te qene djale

Pse ne shek.XXI per ndarjen e gjinive ende ngushllohemi

Te gjetura e te humbura te mbetura

Nga nje ze, fishkellim, fjale, prekje

E nga frika te mbeshtetura

Nese per te gjithe ngroh Dielli

Pse kaq te ftohte ndjehemi

Zemren e mbushur me shi sikur t’kishte rene nga qielli

Burim krysor Frika

Burim djallezor Mentaliteti

Me cka tjeter t’vishen keta shpirtra

Me revolucion fuqie ti japim mesim ketij lloj shteti

Nuk them se jemi me te forta

Them se fuqi eshte vet femra

Cfar gabimi paskemi bere qe ju dukemi te kota

Dhe cfare ndryshon kjo nese na therrisni zemra

Ka ardhur koha te trishtohemi edhe nga xhaxhai

E mos po rrihemi para shkolles

Britmat e dhimbjes se nenes nga babai

I degjoi nga pragu I dhomes

Oh.. sa dhemb, O Zot

Dua liri, te ndjej

S’dua edhe un t’perfundoi rob

Dua qe neser e qete t’flej

Dua te them jeto ne nje univers parallel

Ku fjala askujt s’lejohet te na shkele.

                                     Saranda Sadikaj